Kukës, makina del nga rruga, 2 të plagosur

Nje aksident ka nddhur sot në aksin Kukës-Bicaj ku dy persona kanë mbetur të plagosur pasi makina me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Te plagosur kanë mbetur 30-vjeçarja Resmije Hoda dhe 24-vjeçari Toptan Hoda.

Ky i fundit ka qënë drejtuesi i mjetit ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Ndërkaq 30-vjeçarja Resmije Hoda është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë.

 

 

Share Button