Kukës, fluks në pikën kufitare të Morinit për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Qindra tifozë kuqezi kanë filluar të hyjnë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinit në Kukës.

Të ardhur nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe Lugina e Preshevës kanë si destinacion stadiumin “Elbasan Arena” ku nesër do luhet ndeshja Shqipëri-Serbi

Një pjesë e mirë e tyre nuk kanë bileta për të parë ndeshjen në stadiumin “Elbasan Arena” megjithatë duan të vijnë në Shqipëri dhe të jenë në Elbasan për të bërë tifo pro kombëtares.

 

Share Button