Kukës, 1 i vrarë, 2 të plagosur

Një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur në Kalimash ku Muharrem Burgjisha ka qëlluar për vdekje Emri Batushën si dhe ka plagosur në gjendje të rëndë djalin e viktimës Bilbil Batusha 20 vjeç dhe vëllanë e viktimës.

Mësohet se 20-vjeçari është nisur me helikopter drejt Tiranës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Kjo e fundit ka nisur punen per kapjen e tijdhe zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

 

Share Button