Kujdesi shëndetsor, ende jo në vëmendjen e duhur!

Të jesh i shëndetshëm është më tepër se sa të mos jesh i sëmurë. Të gëzosh shëndet, lidhet me mirëqenie fizike, psikologjike dhe emocionale. Në lidhje me këtë temë, emisioni “Sondazh” përcolli të dhënat për pyëtsorin e javës në lidhje me kujdesin shëndetsor.

Pjesëmarrësit në këtë sondazh kishin disa alternativa nën pyetjen :Cili është veprimi i parë që bëni kur ndjeni një shqetësim shëndetsor. Pjesa më e madhe, rreth 39.3% zgjedhin të shkojnë në farmaci duke marrë në konsideratë këshillat dhe barnat e farmacistit. Ndërsa vizita te mjeku i familjes ende mbetet zgjedhje jo primare ku rreth 21.4% e pjesëmarrësve në këtë sondazh tregojnë se drejtohen në ambulancë kur ndjejnë shqetësime shëndetësore.

Pjesë e rëndësishme e emisionit ishte dhe i ftuari në studio, specialisti i shëndetit publik, Indrit Seferi i cili shpjegoi pse ndodh kjo tendencë. Ai theksoi ndër të tjera se edhe pse kemi ndryshime pozitive në lidhje me kujdesin shëndetsor sërisht mungon lidhja e drejtpërdrejtë me mjekun. Po ashtu shqiptarët kanë tendencën të vizitohen kryesisht kur janë realisht sëmurë apo në gjendje të rënduar. Ai theksoi se sëmundjet më të shpeshta që çojnë drejt humbjes së jetës janë ato kardiovaskulare, ishemia, e me pas ato tumoriale, diabeti etj.

Një tjetër këndvështrim u hodh edhe për mjeksinë alternative (përdorimi i barnave popullore, çarjave të ndryshme, agopunturave, etj) e cila mund të jetë ndihmesë, por sërisht jo primare pasi nuk e zëvendëson shërbimin mjeksor i cili është në baza të kërkimeve shkencore.
Ne fund të emisionit u dhanë edhe këshilla efikase të cilat u fokusuan tek aktiviteti fizik apo dhe kulturor të cilat i shërbejnë reduktimit të stresit dhe mirëqenies fizike dhe mendore.

Për tëma të tjera aktuale dhe interesante na ndiqni sërisht në emisionin “Sondazh” ne Radio Kontakt me Marsida Simo

img_8072

 

Share Button