Kujdes lëkurën nga rrezet e para të diellit

Të kesh një lëkurë të bronztë pas një dimri të gjatë është dëshira e të gjithëve. Me ardhjen e pranverës dhe diellit të parë, na pëlqen të përkëdhelemi nga rrezet e diellit për të patur një ngjyrë perfekte dhe jo të zbehtë.

Disa këshilla se si të përgatisim lëkurën në ekspozimin e parë ndaj diellit.

Në tavolinë
Një ushqyerje e rregullt është në qëndër të mirëqënies së organizmit tonë. Fokusohuni në ushqime të pasura me betakaroten dhe likopen, dy substanca që stimulojnë në mënyrë natyrale prodhimin e melaninës. Të fillosh me to që një muaj para ekspozimit ndaj diellit është shumë e nevojshme.

Fruta e perime me pulp të kuqe dhe të verdhë si portokalli. Filloni me karotën, specin e domatet, pasi janë aleatët më të mirë të nxirjes së lëkurës. Gjithashtu edhe frutat e stinës. Po vijnë qershitë, pjepri, sharqiri, kajsia, pjeshka etj. Mos harroni dhe brokolin dhe lakrën, të pasura me antioksidantë dhe të nevojshëm kundër plakjes së lëkurës. Domatet janë aleat shumë i mirë pasi kanë shumë likopenë dhe antioksidantë.

Në farmaci
Përbërësit e melaninës fuqizojnë nxirjen e lëkurës. Ideale është ti merrni të paktën një muaj para nxirrjes sepse stimulojnë prodhimin e pigmentit dhe e mbajnë më gjatë ngjyrën intense.

Skrabi
Në dush, të paktën një herë në javë është e rëndësishme të pastrojmë lëkurën, dhe ta lirojmë nga qelizat e vdekura të mbledhura gjatë dimrit. Por kujdes, për të shmangur eritermat dhe irritimin e lëkurës është mirë të ndërprisni këtë rritual 15 ditë para nxirjes.

Asnjëherë pa mbrojtje
Gjatë ekspozimeve të para ndaj diellit nuk mund të mungojë në çantë kremi mbrojtës i çdo lloji. Që nga gjalpi i kakaos tek kremi për rreth syve, deri tek qumështi për trupin për të mbrojtur epidermën nga rrezet ultraviolet. Pa një mbrojtje të përshtatshme, lëkura dëmtohet dhe sidomos në fillim të stinës dhe plazhit, kur lëkura është ende e papërgatitur të qëndrojë në ajër të hapur.

Syri ka pjesën e vet
Të rritur dhe fëmijë duhet të ekspozohen ndaj diellit duke mbajtur syzet më të përshtatshme me filtra ndaj rrezeve ultraviolet. Për të apasionuarit e ujit dhe të borës duhet të përdorin syze të polarizuara që reduktojnë verbërimin dhe mbrojnë nga reflekset e ujit.

Share Button