Kujdes fëmijët! Këto lëpirëse janë të rrezikshme

Policia po heton një rast të dyshuar të ëmbëlsirave të formën e lëpirëseve me figurina që përmbajnë metamfetamine. Sipas CNN-it, vlera e tyre ishte pothuajse 1 milion dollarë amerikanë. Rreth 600 kg karamele të tilla të shkrira në forma të ndryshme – përfshirë figurinat me “Batman” dhe “Star Wars” u zbuluan në një shtëpi në Houston.

Një fqinj ka lajmëruar policinë për të raportuar se një shtëpi ishte duke u vjedhur. Kur oficerët mbërritën në vendin e ngjarjes, ata zbuluan një mashkull dhe femër duke nxjerrë lëpirëset dhe prodhime të tjera prej sheqeri nga shtëpia. “Ata kishin aq shumë narkotikë në automjetin e tyre, saqë nuk mund të mbyllnin çatinë e pasme të makinës së tyre”, – tha policia.

Ky rast konfiskimi është i pari i këtij lloji për zonën dhe ndërkohë autoritetet janë shprehur të alarmuar për fatin e kësaj droge. “Shtëpia ishte vendi ku prodhohej droga. Ishte e qartë se ata i bënin këto lëpirëse në kuzhinë,”- tha policia. Por dizenjimi i ëmbëlsirave ka ngritur shqetësime se droga po tregtohet për fëmijët.

Share Button