Kuarteti Tunizian për Dialogun Kombëtar merr Nobelin për paqe

Akademia suedeze shpalli fitues të cmimit Nobel për paqen Kuartetin Tunizian për Dialogun Kombëtar, për kontributin e dhënë në ndërtimin e demokracisë në vend.

“Një faktor thelbësor për kulmimin e revolucionit në Tunizi në zgjedhje demokratike dhe paqësore gushtin e vitit të kaluar, ishte puna e Kuartetit”, – tha komiteti i vlerësimit të Nobelit.

Nobeli i paqes vjen pas ndarjes së Nobelit të mjekësisë, fizikës, kimisë dhe letërsisë.

Mes kandidantëve potencial për të marrë këtë çmim ishin edhe Papa Francesku, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

 

Share Button