Ku do të transferohet Granit Xhaka?

Granit Xhaka ka konfirmuar se do të largohet nga Borussia Monchengladbach vetëm për një klub të madh.

Ylli kosovar, Granit Xhaka ka pranuar se mund të largohet nga Borussia Monchengladbach.

Reprezentuesi zviceran ka paralajmëruar se do të largohet nga gjermania vetëm për një ekip të kalibrit më të lartë.

“Gladbach është një top klub. Por, nëse një ditë më duhet të shkojë tek një top, top, top klub, dua të luaj atje. Nuk jam futbollist që qëndron në pankinë”, u shpreh Xhaka.

Për ish mesfushorin e Baselit interesim kanë shfaqur skuadra të mëdha si Inter, Napoli, Liverpool, Chelsea e Arsenal.

Share Button