KS-OKB do të mblidhet sërish për të diskutuar për Arakanin

Kryetari i radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Tekeda Alemu, ka theksuar se KS-OKB do të mblidhet sërish brenda muajit për të diskutuar për zhvillimet e përjetuara në rajonin Arakan të Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Këshillit të Paqes dhe Sigurisë të Bashkimit Afrikan, Mamosadinyana Molefe, pas një takimi konsultativ të zhvilluar në kryeqytetin Addis Ababa në Etiopi, Alemu ka theksuar se në takim kanë diskutuar për problemet e sigurisë në Somali, Sudanin e Jugut dhe liqenin e Çadit, si dhe vendosjen e paqes pas konflikteve.

Duke bërë të ditur se me fillimin e konflikteve ka ndaluar marrëveshja e paqes e cila u nënshkrua me palët e Sudanit Jugor në vitin 2015, Alemu tha se “Duhet që kjo marrëveshje të ruhet, zbatohet dhe të rigjallërohet.”

KS-OKB do të diskutojë për Arakanin

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së pas konferencës për shtyp Alemu është shprehur se “KS-OKB do të mblidhet sërish në muajin shtator për të diskutuar për zhvillimet në Arakan.”
Pasi ka rikujtuar se nuk u pranuan propozimet në lidhje me Arakanin në fund të muajit të kaluar, Alemu tha se çështja do të diskutohet sërish.
Këshilli Sigurisë i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) pas kërkesës së Britanisë në fund të muajit të kaluar zhvilloi një diskutim me dyer të mbyllura për zhvillimet në Arakan.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Matthew Rycroft, në një deklaratë për gazetarët bëri të ditur se nga takimi i KS-OKB-së nuk kishte dalë ndonjë dokument zyrtar. Ai duke theksuar se vetëm kanë vlerësuar situatën e fundit, theksoi se takimi ishte në cilësinë e një mesazhi për Mianmarin.

Share Button