Kryetari i Ligës Arabe: Masakrat e tmerrshme mbi civilet në Siri, fyejnë racën njerëzore

Kajro, Egjipt. (IINA). Komisioni për çështjet e jashtme, politikës dhe sigurisë kombëtare i Parlamentit Arab është mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm për të shqyrtuar rrugët e mundshme në trajtimin e krizës së rëndë që ka mbërthyer qytetin sirian të Halebit.

Ky takim që mbahet në rezidencën qendrore të Ligës Arabe në kryeqytetin egjiptian synon përcaktimin e strategjive për të ndihmuar qytetarët sirianë të rrethuar nga forcat ushtarake të regjimit të Asasit në qytetin e Halebit. Sipas raporteve nga terreni janë me qindra viktimat civile nga sulmet e ushtrisë mbi këtë qytet.

Krimet e shumta të kryera ndaj civilëve sirianë nga forcat e regjimit u dënuan ashpër dje nga kryetari i Ligës Arabe, Muhamed El-Xhauran. Nëpërmjet një komunikate të posaçme, Al-Xhauran i quajti masakrat e kryera nga regjimi i Asadit dhe bombardimet mbi civilët sirianë: “Akte kriminale që fyejnë tërë racën njerëzore”.

Duke kritikuar ashpër zvarritjen ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit në Siri, kryetari i Ligës Arabe tha se çdo vonesë për zgjidhjen e këtij konflikti paguhet nga gjaku i civilëve të pafajshëm, përfundon komunikata.

Share Button