Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje: Duhet të bëjmë ushtrinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se ushtria duhet bërë, por sipas tij, Kosova duhet të ketë kujdes që marrëdhëniet e partneritetit dhe bashkëpunimin me aleatët ta avancojë në një stad të ri edhe për sa i përket arkitekturës së mbrojtjes për Republikën e Kosovës.

Ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka thënë se “domosdoja për Ushtrinë e Kosovës për mbrojtje, sovranitet e dinjitet duhet shpjeguar mirë dhe nuk duhet të ndalemi në këtë drejtim, por jo të zmbrapsemi”, transmeton Kosovapress.

Share Button