Kryeministri Rama dhuron gjak

Kryeministria do ta shndrrojë në traditë, dhurimin e gjakut për nevojtarët, traditë që kreu i Qeverisë, Edi Rama, e ka sjellë me vete që nga koha kur ai drejtonte bashkinë e Tiranës “Kjo Kryeministri, boll ia ka bërë gjakun ujë popullit dhe është koha tani që të japë gjak nga këtu dhe jo më të derdhë gjak. Në ketë holl të Kryeministrisë, ne do ta çelim këtë traditë nga sot dhe çdo vit do ta bëjmë traditë dhurimin e gjakut.” Dhe, pikërisht sot, në Ditën Botërore të Gjakut, holli protokollar i Kryeministrisë u shndërrua në “infermieri”, pasi Kryeministri dhe stafi i tij dhuruan gjak, duke iu bashkuar nismës.“Duke qenë një dhurues gjaku i hershëm,”- tha Rama, -“një traditë që ne e ndërtuam në Bashkinë e Tiranës për shumë vite, besoj shumë se ky është një detyrim i të gjithëve. Të gjithë duhet ta dinë se jo vetëm nuk ka asnjë problem, por përkundrazi, bën mirë. Pra, jo vetëm bëjmë mirë, por edhe na bën mirë.” Gjaku i dhuruar sot ka shkuar në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Share Button