Kryeministri kanadez përshëndet në gjuhën islame

Es Selamu Alejkum! Me këtë përshëndetje e hap video mesazhin e tij, Justin Tradeau, lideri i Partisë Liberale të Kanadasë drejtuar myslimanëve.

Me rastin e festivalit që po mbahet në Misisaga, kryeministri Tradeau uron të gjithë myslimanët për organizimin kulturor dhe bukurinë që po i falin Kanadasë.

Në fjalën e tij ai shpreh dëshirën për të qenë me ta për të festuar artin dhe gostinë e myslimanëve. E mesa duket ky mesazh është mirëpritur nga komuniteti mysliman në të gjithë botën duke e cilësuar si një lider të drejtë edhe pse i përket një besimi tjetër.

“Jam i lumtur që po flas me ju tani. Festivali mysliman është mundësi e mirë për të gjithë kanadezët për të zbuluar një kulturë të pasur të myslimanëve në raport me shokët familjen dhe fqinjët. Si një baba i tre fëmijëve jam falënderues për organizimet sikurse ky që vë në shënjestër pasurinë ,shumëllojshmërinë kulturore në shtetin tonë të bukur.”- u shpreh në mesazhin e tij Tradeau.

Ai bën thirrje që t’i jepet fund politikës së përçarjes dhe frikës çka i bën kanadezët të ndihen të padëshiruar në shtetin e tyre.

Kryeministri garantoi se të gjithë kanadezët do të kenë mundësi për sukses duke siguruar një shoqëri të barabartë.

Duke falënderuar organizatorët, vullnetarët që bënë të mundur manifestimin në Misisaga Tradeau e mbyll mesazhin e tij duke bekuar të gjithë të pranishmit. “Paqja, Bekimet qofshin me ju!” – perfundoi ai.

Share Button