Kryeministri kanadez mirëpret ngrohtësisht refugjatët sirianë

Kur refugjatët sirianë arrijnë në Toronto, kryeministri i Kanadasë i mirëpret ato jo si azilkërkues, por si qytetarë kanadez.

Keshtu u shpreh kryeministri Justin Trudeau në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

“Unë i mirëpres ata si kanadezë të rinj, dhe si të ardhmen e ekonomisë kanadeze. Diversiteti është motori i investimit; Ai gjeneron krijimtari dhe e pasuron botën. Ne në Kanada e dimë këtë”, tha Trudeau.

Ai vuri në dukje se kanadezët kanë një vizion pozitiv dhe gjithpërfshirës të shoqërisë. “Rezultati është kreativiteti që pasuron Kanadanë. Kjo më bën thellësisht optimist dhe të sigurt. ”

Paraardhësi Trudeau-së, Stephen Harper, dëshironte që Kanadaja të mos dalë asnjëherë prej “burimeve”.

Share Button