Kryeministri italian vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni, ka mbëritur të martën në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, në një vizitë që është pjesë e turit të tij rajonal, raporton Anadolu Agency (AA).

Gentiloni do të takohet sot me mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz dhe me princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.

Arabia Saudite është një partner i rëndësishëm tregtar i Italisë, meqë vitin e kaluar këmbimi tregtar arriti në 7 miliardë euro.

Kryeministri italian do të vizitojë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Katarin. Vizita e tij vjen në kohën kur shtetet e këtij rajoni janë përfshirë në një krizë diplomatike e cila daton nga qershori i këtij viti, atëherë kurë Arabia Saudite, EBA, Egjipti dhe Bahreini ndërprenë lidhjet diplomatike me Katarin.

Katër shtetet akuzojnë Katarin se “përkrah grupet terroriste”, ndërsa Doza zyrtare i përgënjeshtron.

Share Button