Kryediplomati i Gjermanisë vizitë në Somali

Kryeministri i Somalisë, Hasan Ali Hayri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Federale të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, u takuan në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, raporton Anadolu Agency (AA).

Gabriel i cili gjendet në Somali në kuadër të një vizite zyrtare, u takua me kryeministrin e këtij vendi ku kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Hayri në konferencën për mediat pas takimit, theksoi se takimi ka kaluar frytshëm në drejtim të përforcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. “Gjermania, spikat me mbështetjen dhe përpjekjet për zgjidhjen e problemeve në Somali”, tha Hayri.

Ai më tej theksoi se janë duke u përpjekur për rivendosjen e stabilitetit, dhe tha se “Somalia kalon nga një fazë e rëndë. Shpresojmë që Gjermania t’i rrisë përpjekjet që ne të tejkalojmë këtë gjendje të rëndë në të cilën jemi.”

Ndërsa ministri i Jashtëm i Gjermanisë Gabriel, theksoi se vizita e reflekton madhësinë e marrëdhënieve dhe se me një bashkëpunim strategjik palët do të punojnë për përforcimin e këtyre marrëdhënieve.

Gabriel tha se vendi i tij vazhdon të japë mbështetjen e duhur për qeverinë e Somalisë dhe se në saje të përpjekjeve ndërkombëtare gjendja përmirësohet edhe më shumë.

“Në vend në disa fusha ka përmirësime, ndërsa në çështjen e sigurisë ende ka probleme. Do të rrisim përpjekjet tona që stabiliteti të vijë në Somali”, u shpreh Gabriel.

Share Button