Kryebashkiaku i zgjedhur i Londrës: Do vizitoj Shqipërinë dhe Kosovën

Studioi Drejtësi në Universitetin e Londrës. Avokat i specializuar për të drejtat humane, në vitin 2005 hyri për herë të parë në Parlament. U bë politikani i parë mysliman me prejardhje aziatike.

Ish-ministër i Drejtësisë në opozitën laburiste të drejtuar nga Ed Miliband, Khan ishte dhe nënsekretar për komunitetet etnike dhe lokale dhe më pas në vitin 2008 Ministër Transportesh.

Edhe mik i shqiptarëve
Kur mori pjesë herën e fundit në Festivalin e Kulturës shqiptare, një aktivitet i komunitetit shqiptar përpara Bashkisë së Londrës, më 8 qershor të vitit të kaluar ai foli me nota pozitive për shqiptarët.

“Unë i dua shqiptarët – (foli në shqip) – dhe mezi pres të bashkëpunoj me ta, si dhe të vizitojë Shqipërinë e Kosovën”, ka deklaruar Sadiq Khan, njeriu që tani do të bëhet kryebashkiaku i metropolit britanik.

Share Button