Kryebashkiakja më e re femër e Palestinës: Ja pse ne jemi heroina!

Me vetëm 26 vjet, Yousra Badwan është kryebashkiakja më e re femër e Palestinës, pasi u zgjodh në këtë post në komunën Azzun të Bregut Perëndimor të pushtuar më parë këtë vit.

Pasi u diplomua në Universitetin Teknik të Palestinës me një diplomë në Inxhinierinë Elektrike, karriera në politikë nuk ishte një zgjedhje e qartë për qytetaren e West Bank Yousra Badwan. Ndërsa ajo vëzhgonte përpjekjet e banorëve në komunitetin e saj, sidomos ato përpjekje me të cilat ballafaqoheshin gratë, dëshira e saj për të bërë një ndryshim e bënte atë të synonte sa më lartë.

“Doja të merrja pjesë në mënyrë efektive në komunitet dhe të dëshmoja se një grua e re palestineze është në gjendje të kandidojë pranë burrave, të mbajë përgjegjësi dhe të marrë vendime”, shpjegon ajo. Në vitin 2016, Badwan realizoi ambiciet e saj dhe mori pjesë në zgjedhjet lokale si pjesë e një blloku politik, por pasi zgjedhjet u shtynë nga Autoriteti Palestinez (PA), ajo kandidoi si kandidate e pavarur dhe siguroi një shumicë votash për pozitën e kryebashkiakes në maj të këtij viti. Ajo tani e ka lënë punën si inxhiniere në Ramallah dhe është politikane me orar të plotë.

Pavarësisht pjesëmarrjes së vogël të femrave të reja në politikë, Badwan nuk e sheh arritjen e saj si unike midis grave palestineze. “Gratë palestineze janë simbole të heroizmit, sakrificës, këmbënguljes dhe krijimtarisë. Ato janë nënat e të burgosurve dhe të dëshmorëve. Ato vazhdojnë të luftojnë në të gjitha aspektet e jetës dhe kanë provuar veten të suksesshme në pozicione të ndryshme. Ata janë të afta për ndryshim dhe zgjuarsi.”

Kjo është parë në gjithë shoqërinë palestineze, thekson ajo. “Ne gjejmë shumë gra palestineze si udhëheqëse dhe pionierë, si Dr Laila Ghannam dhe shumë ministra të tjerë, ambasadorë dhe CEO”.

Ndërsa synimet e Badwan ishin fisnike, ajo thotë se jo gjithë komuniteti i saj reaguan pozitivisht ndaj zgjedhjes së saj, pasi normat kulturore kundër grave që zënë pozita të tilla kanë ndarë mendimin e tyre. “Në fillim, unë isha përballur me sfidën jo vetëm të popullit të Azzunit, por edhe të gjithë komunitetit palestinez, për ta pranuar idenë e një gruaje të re dhe të vetme në një pozicion të tillë të lartë. U kritikova shumë nga njerëz që nuk posedonin aftësitë ose përvojën për pozicionin. Unë isha gjithashtu subjekt i një sulmi të ashpër elektronik gjatë muajve të parë të mia në detyrë.”

Megjithatë, gjërat ndryshuan shpejt sapo ajo mori detyrën. “Njerëzit e Azzunit filluan të më pranojnë pasi e kuptuan se ka pasur ndryshime të prekshme në terren”, thotë ajo, duke theksuar se ajo mbetet e palëkundur.

Badwan identifikon sfida të shumta në komunitetin e saj 12,000 anëtarësh që ajo shpreson t’i trajtojë gjatë mandatit të saj; më të rëndësishmet janë ato që paraqiten nga sulmet e papritura të përditshme në jetën palestineze si rezultat i okupimit izraelit. “Komuna Azzun vuan shumë nga politikat e okupimit, duke përfshirë arrestimet, sulmet pothuajse të përditshme dhe rrethimin nga Muri i Apartheidit. Ajo gjithashtu vuan nga një normë papunësie prej 34 përqind dhe një numër i individëve janë të ndaluar të punojnë për arsye sigurie. Konsiderohet të jetë një nga komunat me raportin më të lartë të të burgosurve në krahasim me popullsinë e saj”.

Në trajtimin e këtyre çështjeve, ajo thekson se uniteti është i një rëndësie të madhe për sigurimin e një të ardhme palestineze. “Komuniteti palestinez duhet të bashkohet, pasi është hapi i parë drejt çlirimit. Ne duhet të punojmë drejt vetëbesimit dhe pavarësisë dhe të krijojmë projekte të rritjes ekonomike për të punësuar njerëzit. Ne gjithashtu duhet të krijojmë projekte fuqizimi për të përforcuar këmbënguljen e popullit tonë përballë pushtimit”.

Për Badwan, pozita e saj është mbi të gjitha një platformë e shpresës për palestinezët e rinj, një simbol i asaj që ata mund të arrijnë nëse ata punojnë drejt qëllimeve të tyre. “Unë dua të inkurajoj rinjtë, si meshkuj ashtu edhe femra, të ndërmarrin një përvojë të ngjashme, pasi të rinjtë përbëjnë pjesën më të madhe të komunitetit palestinez dhe posedojnë aftësi krijuese dhe energji”.

Ky është mesazhi pozitiv që ajo dëshiron të kalojë tek bashkëmoshatarët e saj në komunitet. Duke pasur parasysh vendosmërinë e saj për të pasur sukses, kush mund të thotë se ajo nuk do të ketë sukses në këtë, ashtu siç ka arritur të arrijë pozicionin e saj aktual./tesheshi.

Share Button