Krujë, vritet me armë zjarri një 44-vjeçar

Një 44-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Krujë.

Fatmir Pula është qëlluar në fshatin Zezë, në kohën që po kthehej në banesën e tij.

Ende nuk dihen rrethanat apo motivet e vrasjes, ndërkohë që dyshimet e para janë për krim pas një debati të çastit.

Ndërkaq uniformat blu bëjnë të ditur se viktima ka qenë person me precedentë penalë.

Share Button