Krujë, gjendet i vrarë një person, i lidhur këmbë e duar

Një person i pajetë është gjendur mëngjesin e sotëm në Krujë, në anë të rrugës pranë fshatit Murqin.

Nga këqyrja paraprake e trupit rezulton se viktima është vrarë me armë zjarri pasi ka plagë pas koke.

Trupi ishte jashtë një automjeti, i lidhur këmbë e duar dhe është gjetur nga banorë të zonës, të cilët kanë lajmëruar më pas policinë.

Dyshohet se trupi i pajetë i përket 40-vjeçarit Gazmend Çollaku që u mor peng dje në Durrës nga 4 persona të veshur si policë.

Dyshimet vijnë nisur nga veshja dhe karakteristikat e viktimës, pothuajse të njëjtat të përshkruara nga dëshmitarët me të 40-vjeçarit.

 

Share Button