Krujë, asgjësohen 108 bimë kanabis, shpallet në kërkim kultivuesi i lëndës narkotike

Policia e Krujës ka bërë të mundur sekuestrimin dhe asgjësimin e rreth 108 bimë narkotike e llojit kanabis sativa, ndërsa është shpallur në kërkim një person, 43-vjeç me inicialet P.Ç.

Në bazë të informacioneve të disponuara nga strukturat policore gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq, Njësia Administrative Cudhi, në një terren të pyllëzuar u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 108 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kultivues është 43 vjeçari me inicialet  P.Ç. i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Share Button