Kroaci, komision për identifikimin e 80 mijë viktimave të luftës

Koalicioni për KOMRA (Komisioni Rajonal për zbardhjen e fakteve mbi krimet e luftës në ish-Jugosllavi), seria e konferencave në Zagreb, Beograd, Sarajevë dhe Prishtina ka vazhduar të bëjë presion publik për të përshpejtuar procesin e ballafaqimit me të kaluarën, apo rinisjen e saj. Ata kërkuan që parlamentet e vendeve që janë prekur nga luftërat nga vitet 1990 të ngrisin një komision të përbashkët ndërqeveritar për të identifikuar edhe rreth 80.000 viktima të luftës, raporton Anadolu Agency (AA).

Koalicioni për KOMRA pret pëlqimin nga parlamentet e shteteve themelimin e komisionit rajonal i cili do të ketë edhe kompetenca për konstatimin e rrethanave të krimeve të luftës, por edhe të gjitha formave tjera të luftës për të mundësuar regjistrimin e të gjitha emrave dhe numrin e të gjitha viktimave.

Analisti politik Zharko Puhovski theksoi se të gjithë në rajon flasin për ballafaqimin me të kaluarën, por që në fakt përzgjidhen vetëm disa kapituj.

“Duam të dimë emrat dhe rrethanat e vdekjes të të gjithë personave të vrarë në luftërat në të gjithë territorin e ish-Jugosllavisë”, thotë Puhovski.

Puhovski konsideron se kjo duhet të jetë detyrë e komisionit ndërqeveritar në të cilin duhet të përfshihen të gjitha shtetet trashëgimtare të ish- Jugosllavisë që kanë pësuar humbje njerëzore.

Natasha Kandiç nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd thotë se “e kaluara po bëhet gjithnjë e më e largët ashtu që më nuk po përmendet as numri i viktimave”.

“Duam të trazojmë drejtuesit e shteteve të dala nga ish-Jugosllavia se e një e kaluar e tillë duhet të ndërpritet dhe të përfundojë në mënyrë të ndershme. Duhet të dimë emrat dhe të ndërpritet kultura e mos kujtesës, harresës dhe të vërtetave të reja. Ne duhet të ndërtojmë garanci që të mos përsëriten luftërat e tilla çdo 50 vjet”, thotë Kandiç.
Kandiç thotë se është tashmë janë dokumentuar emrat e 23 mijë viktimave që humbën jetën e tyre në luftë, me atë se Tribunali i Hagës ka caktuar 12 mijë viktima të krimeve të luftës, ndërsa rreth 80 mijë viktima tjera, siç thotë ajo, kanë mbetur të pa emëruar me identitet dhe rrethanat e vdekjes.
“Ne kërkojmë fakte, dhe jo vetëm një, të vërtetën zyrtare që do të vlejë për të gjitha palët”, thotë Kandiç.
Dino Mustafiç, drejtor i Teatrit në Sarajevë thotë se “në Bosnjë e Hercegovinë është zbatuar në mënyrë shumë sistematike kultura e harresës dhe mohimit, kulturën e gënjeshtrës dhe mohimit”.
“Koalicioni për KOMRA dakordohet për të vërtetën mjeko-ligjore dhe jemi të mendimit se kjo është një parakushtet për çdo dialog të procesit të pajtimit në Ballkan”, thotë Mustafiç.
Vesna Terseliç nga “Dokumenti” – Qendra për Ballafaqimin me të kaluarën ka theksuar se ende nuk ekzistojnë fakte të qarta në lidhje me viktimat e periudhës së Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore dhe se kjo mban kombet në një lloj të errësirave politike.

 

Share Button