Krizat në Europë, NATO dhe BE bashkojnë forcat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogerini u zotuan të premten për rritje të bashkëpunimit kundër luftrave të pazakonta me të cilat përballet Bashkimi Europian dhe NATO.

Përpara takimit të Aleancës, Stoltenberg foli për luftën hibride të paparashikueshme të Rusisë, e cila bën përzierje të trupave të paidentifikuara, propagandë dhe presion ekonomik, taktika të cilat, sipas NATO-s, Moska i ka përdorur edhe për aneksimin e Krimesë në vitin 2014.

NATO beson se Bashkimi Europian dhe Aleanca e Atlantikut duhet të fokusohen tek problemet që sjell Rusia dhe Libia si trafiku i qenieve njerëzore dhe i armëve.

Nderkaq Mogherini u shpreh se : “Teska merremi me operacione të ndryshme, si trajnimi i rojeve bregdetare të Libisë, ose zbatimi i rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në embargon e armëve, ne duhet të forcojmë asetet dhe kapacitetet tona dhe mbështetja e bashkëpunimi me NATO-n në këtë drejtim mund të jetë e domosdoshme”.

Share Button