Kriza në Mianmar, OKB: 25 milionë fëmijë në rrezik

Thuajse një çerek milioni fëmijë jetojnë tani në kampe të mjeruara refugjatësh në Bangladesh pasi kanë kaluar kufirin nga Mianmari.

Sipas UNICEF, më shumë se 90 mijë prej tyre besohet se janë nën moshën 5 vjeç dhe jetojnë në kushte që i ekspozojnë ata ndaj sëmundjeve.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se veprimet e Mianmarit kundër Rohingave mund të krahasohen me një spastrim etnik. Agjencitë e ndihmave, nuk po ia dalin të përballojnë situatën. “Ata po jetojnë në kushte që favorizojnë përhapjen e sëmundjeve. Jetojnë në mënyrë të mjerueshme atje ku mund të gjejnë hapësirë…nuk ka ujë të pijshëm, nuk ka kushte higjienike dhe një pafundësi mushkonjash”, tha një zëdhënëse e UNICEF.

Shumë ndihma po mbërrijnë në kampe por me rreth 60 për qind të të gjithë refugjatëve në moshë të mitur, shëndeti është një shqetësim kryesor. Të shtunën qeveria e Bangaldeshit nisi një fushatë vaksinimi në kampe, me ndihmën e OKB-së me synim që të arrijnë shifrën e 100 mijë fëmijëve.

Të premten, protestuesit në Bangladesh, mbajtën në krahë një arkivol të improvizuar për lideren e Mianmarit Aung san suu Kyi, ndërsa bota zemërohet gjithnjë e më shumë për dështimin e saj për të reaguar. Por, komuniteti ndërkombëtar është i vetëdijshëm se fëmijët janë ata ku duhet të përqendrohen me urgjencë.

Share Button