Kriza e ilaçeve në Gaza, autoritetet kërkojnë mbështetje

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, njoftoi se për shkak të bllokadës së zbatuar me vite nga ana e Izraelit, 35 për qind e ilaçeve themelore, posaçërisht ilaçet e kancerit janë konsumuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Eshref el-Kudra, në një konferencë për median e organizuar në lidhje me problemet e përjetuara në sektorin e shëndetësisë në Gaza, tha se “Për shkak të bllokadës së Izraelit ka pakësim prej 35 për qind në ilaçet themelore”.

Ai duke theksuar se një pjesë e madhe e këtyre ilaçeve të pakësuar janë ilaçe të kancerit, tha se për shkak të krizës së energjisë elektrike dhe lëndës djegëse në spitalet punimet janë duke u vështirësuar gjithnjë e më shumë.

Kudra theksoi se ka nevojë për një qëndrim kombëtar dhe ndërkombëtar serioz kundër “piraterisë” së bërë ndaj të drejtave të trajtimit shëndetësor të të sëmurëve në Rripin e Gazës.

Ai kërkoi mbështetje nga grupet, deputetë dhe populli palestinez, si dhe iu bëri thirrje të gjithë institucioneve përkatëse lokale, rajonale dhe ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime në mënyrë urgjente për sigurimin e ilaçeve dhe furnizime mjekësore për nevojat e të sëmurëve në Rripin e Gazës.

Share Button