Kriza e Gjirit mund të dëmtojë Kampionatin Botëror në Katar

Nëse Arabaia Saudite vendos sanksione për eksport të mallrave në Katar, të cilat shërbejnë për përfundimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me Kampionatin Botëror në futboll i cili do të mbahet në Katar në vitin 2020, vonesa në përfundimin e tyre është e pashmangshme, deklaroi analisti për çështje të Lindjes së Mesme, Naser al-Tamimi.

Katari ka në plan të ndërtojë nëntë stadiume futbolli të madhësisë së mesme dhe të madhe, në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e kampionatit.

Tamimi tha për Anadolu Agency (AA) se Katari importon sasi të mëdha të materialeve ndërtimore nga Arabia Saudite, ku spikasin çimento, çeliku ndërsa importon edhe ushqim.

“Nëse ndalohet eksporti nga Mbretëria, atëherë kjo nënkupton se Katari do të duhet të importojë nga ndonjë shtet tjetër që do të rrisë koston, por mund të shkaktojë edhe vonesa në përfundimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me Kampionatin Botëror të FIFA-s”, tha ai për të shtuar se mbyllja e hapësirës ajrore për një kohë të caktuar mund të vonojë realizimin e projekteve.

Tamimi vuri në dukje se katër vendet, Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Egjipti ndihen të inkurajuara nga rezultatet e Samitit të Rijadit muajin e kaluar, dhe nga shtrirja e interesave të tyre rajonale me administratën e Trumpit.

Të hënën, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahreini, Egjipti dhe Jemeni kanë njoftuar ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve diplomatike me Katarin, për, siç thonë autoritetet e tyre zyrtare, shkaqe sigurie.

Doha zyrtare nga ana e saj i ka vlerësuar si të pabaza akuzat se e përkrah terrorizmin, dhe sipas saj të njëjtat shërbejnë për të dëmtuar imazhin dhe unitetitn e shteteve të Gjirit.

Katari renditet i pari në botë për prodhimin dhe eksportin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG).

Sipas shifrave të Bankës Botërore nga viti 2015, shteti i pasur me rezerva të naftës dhe gazit natyror, Katari, ka një të ardhur bruto kombëtare për kokë banori, prej mbi 138.000 dollarë.

Shteti ka 200 projekte investuese të cilat presin realizimin dhe të njëjtat kapin shifrat prej rreth 200 miliardë dollarë.

Share Button