Kriza e emigrantëve, liderët e BE takohen në Bruksel

Liderët e Bashkimit Europian do të mblidhen për të diskutuar masat lehtësuese për krizën e emigrantëve në rajon. Në takimin e Brukselit në fokus do të jetë Turqia.

Udhëheqësit e BE-së po kërkojnë një bashkëpunim sa më të ngushtë me Turqinë, e cila mund të presë deri në 2 milionë emigrantë, shumica e tyre pritet të mbërrijnë nga Siria për shkak të luftës.

Liderët e BE-së synojnë nënshkrimin e një plani të përbashkët veprimi me Turqinë, që përfshin një mbështetje më të madhe financiare dhe procedurale për të trajtuar emigrantët.

Gjithashtu synohet edhe një leje nga Turqia për patrullimin e bregdetit të saj për të ndaluar trafikimin e emigrantëve.

Në këmbim, Turqia duhet të ndërmarrë masat të ndryshme, duke përfshirë edhe zbatimin e procedurave të azilit dhe duke i dhënë përparësi hapjes së 6 qendrave të pritjes së refugjatëve, të cilat do të ndërtohen me bashkëfinancim nga BE-ja.

 

Share Button