Krim në familje në Tiranë

Një plagosje e dyfishtë  ka ndodhur  mesditën e kësaj të enjte në Tiranë. Nga të dhënat paraprake raportohet se nipi ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen në banesë. Ngjarja është regjistruar rreth  orës 13:00, në  rrugën “Muhamet Deliu”, Tiranë.

Të moshuarit H.A., dhe Sh.A.,70 dhe 80 vjeç  janë dërguar me shpejtësi në spital, por gjendja shëndetësore e tyre nuk bëhet e ditur. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të nisur hetimet në lidhje me zbardhje e rrethanave të krimit në familje.

Autori i dyshuar i krimit, shtetasi B. Kaso, 19 vjeç është ndaluar dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Share Button