Krim makabër në Këlcyrë, i sëmuri mendor i pret kokën 66 vjeçarit

Një ngjarje makabre është regjistruar në fshatin Uji i Mirë në zonën e Këlcyrës, ku një 30 vjeçar i ka prerë kokën një 66 vjeçari.

Policia e Shtetit bën me dije se autor i ngjarjes është shtetasi Alban Voda, 30-vjeç, i cili sipas policisë, i ka prerë kokën me thikë shtetasit me iniciale N.H, 66 vjeç.

Policia informon:
Njoftohemi se në fshatin Uji i Mirë, Njësia administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë, shtetasi Alban Voda, 30, vjeç, i ka prerë kokën me mjete prerëse (thikë) shtetasit N.H., 66 vjeç. Autori dyshohet se vuante nga çrregullime mendore dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Përmet.
/Ora News/

Share Button