Krenari, bën krenar shqiptarët

I lindur më 7 janar 1984, në Shikaj të Kukësit, Krenar Murataj (që në Angli njihet me emrin Andy) ka filluar të lërë gjurmët e tij në historinë e boksit Anglez. 30-vjeçari shqiptar, është I pandalshëm për momentin në kategorinë 75 kg, super të mesme, në Bringhton. Kampion për Anglinë e Jugut, në boksin Semi professional (gjysmëprofesionist). Krenariii

Në vitin 2001 ai vendos që jetën e tij ta vazhdojë në Angli. I pasionuar pas boksit me të shkuar në Angli vendos që të rregjistrohet në një klub boksi, ku edhe filloi të merrte mësimet e para. Aty nuk arriti të qëndronte më shumë se 3 javë për shkak të gjuhës, pasi nuk kuptohej me askënd.

Pas largimit nga boksi, filloi pa ndërprerë merrej me shkollë, punë dhe stërvitje në një palestër, që siç e thotë edhe Krenari vetë, “nuk kishte gjë më shumë se dy thasë boksi”. Kufizimi në kohë si dhe në përkushtim, nuk e lejonte atë të kokuronte për boksing.

Pas 9 vjetësh ndërprerje nga stërvitja profesionale, por jo individuale, Krenari rikthehet. 3 javë plot intensitet, mund e djersë shpërblehen përsëri ndiqen nga fati i keq, pasi nuk arrin të konkurojë. Kjo pasi trajneri i tij jep dorëheqje, për shkak të moshës së madhe.

Pas këstij zhgënjimi, ai nuk tërhiqet. Këmbëngulë të gjejë klube të tjera boksi ku të mund të konkuronte. Në verën e vitit 2012 dëshira dhe ëndërra e tij bëhet realitet në një klub boksi në Bringhton. Ai rifilloi këtë herë për të mos u larguar, të stërvitej nga një trajner hungarez, Andras Hizo, që vlerësoi me të parë aftësitë e Krenarit. Trajneri pas pak kohe stërvitje i cakton Krenarit një ndeshje miqësore nga e cila Krenari del fitimtar. Që nga ndeshja e parë, Krenarin të gjithë e njohin, ai gjithmonë në të shkurtrat si uniformë, ka flamurin shqiptar dhe atë anglez.

Pas kësaj miqësorje ai do të përballej në 9 shkurt të vitit 2013 me anglezin Gary Dean, i cili në 10 ndeshje nuk kishte asnjë humbje. Krenari Gary

“Ishte hera e pare që po bëja një ndeshje para mijëra njerëzve, mes të cilëve edhe miqt e mi më të ngushtë. U premtova se nëse nuk e mbyll ndeshjen që në raundin e dytë, do të ju kthej të gjithëve parat e biletave.”- tha Krenari. “Isha bërë gati, edhe pse ishte e vështirë, unë e mbylla në raund të dytë”,-shtoi ndër të tjera Murataj. Kjo ndeshje i solli atij shumë oferta nga klubet e tjera të boksit.

Ndeshja e tij e dytë e vuri përballë një tjetër Anglezi, Josh Proctor, ndeshje nga e cila doli sërish triumfues, Krenari.

Në ndeshjen e tretë atij iu desh të kishte përballë mikun e tij, Chris Sharpe, më profesionist se Krenari, por jo detyrimisht më i forti. Krenari arriti të lëshojë dy herë rradhazi në tapet, atë që askush nuk e kishte hedhur deri më atëherë.Krenari kampion

“E kisha mik. Por ndeshja ishte për titull, ndaj më duhej të bëja më të mirën e mundëshme. Si përfundim fitova, duke bërë krenarë miq e familjarë.”-tha tashmë kampioni shqiptar.

Ndeshja e tij e katërt ishte po për titull, më 30 mars 2014 ndaj Raymond Batson. Krenari e kishte më të vështirë këtë herë. Nuk e dinte se kë kishte përballë, kjo pasi kundërshtari i deri atëhershëm, në ditën e fundit frikësohet dhe heq dorë. Krenari ]

“Nuk e dija kë do të kisha përballë, ndërsa ai dinte gjithçka rreth meje. Trajneri, më tha se kisha edhe mundësinë e tërheqjes, por kjo sipas meje nuk i shkonte një kampioni shqiptar. Mbi të gjitha trajneri më tha se edhe pse kishte bërë 70 ndeshje, nëse do ndeshej me mua, do të humbte. Kjo gjë më dha akoma më shumë kurajo dhe vetëbesim.”-tha Krenari.

“Për të mos mjaftuar kjo, ditën e ndeshjes, nga stresi nuk po gjeja edhe mbrojtëset e dhëmbëve”, -shtoi me të qeshur Krenari.

E gjithë kjo situate e krijuar, e shpërqendroi shumë kampionin tone, gjë që bëri që në raundin e pare, të merrte disa goditje të forta. Ndeshja kthehet në favor të Krenarit, i cili në fund të raundit të parë e deri në të tretin ishte absolutisht dominues. Kjo bëri që kundërshtari i tij të dorëzohej në raundin e tretë, dhe Krenari të vazhdojë të jetë Kampion i kësaj kategorie. Krenari Krenari Kampion

“Krenari po na bën krenarë, ashtu siç ka edhe emrin. Njeri i shoqërueshëm, respektueshëm dhe aspak mendjemadh, edhe pse është kampion që në ndeshjen e tij të 3-të”,- shprehet Adriatiku, mik i Krenarit në Angli.

Tashmë Krenar Murataj, kampion në kategorinë super të mesme të boksierit gjysmëprofesionist, është edhe ndihmës trajner. Ajo që mund të thuhet për Krenarin, është se po bën krenar të gjithë shqiptarët në Angli dhe jo vetëm. Ndërsa javën e ardhëshme ai do të udhëtojë për në Hungari për ndeshjen e tij të rradhës.

Krenari është një nga shumë emigrantët shqiptarë që me anë të sportit, lobojnë për Shqipërinë dhe vlerat tona si komb.

Krenari 1 Krenari ]

Share Button