Kosovës i hiqen vizat, ja dhe cilat shtete do lëvizin pa viza

Këtë javë pritet që Komisioni Europian të rekomandoj liberalizimin e vizave në zonën Schengen për qytetarët e Kosovës. Kosovarët do të mund të lëvizin pa viza bashkë me qytetarët e Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Turqisë, shkruan Financial Times.

Kosova ka nis bisedimet për vizat me Brukselin qysh në janarin e vitit 2012 dhe mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon këtë të drejtë.
Komisioni kishte kritikuar progresin e paktë të Prishtinës zyrtare në luftimin e korrupsionit dhe migrimin ilegal si pengesa në liberalizimin e vizave.

‘Më shumë se 40 për qind të të rriturve janë të pa punë”, citon FT një raport të UNDP të vitit 2012 duke treguar për varësinë nga remitencat dhe frikën për emigracionin e qytetarëve në vendet e BE’së.

Share Button