Kosovë, sulmohet me vezë edhe ministri Abrashi

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosja kanë vazhduar sulmet me vezë ndaj përfaqësuesve të qeverisë së Kosovës. Mbrëmjen e së mërkurës u qëllua me vezë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arben Abrashi.

Ai është goditur në dalje nga një televizion ku ka qenë i ftuar në një debat. Lajmi për sulmin me vezë është pranuar edhe nga vetë VV, e cila në profilin e saj në FB shkruan:

“Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s gjuajtën me vezë zëdhënësin e Qeverisë dhe ministrin, Arban Abrashi. Nuk ka rehati për politikanët që po ia prishin rehatinë dhe jetën qytetarëve. Që po e ndajnë Kosovën dhe po e defunksionalizojnë shtetin”- thuhet në deklaratën e VV-së.

Gjatë ditës së mërkurë, aktivistët goditën me vezë edhe zv.ministrin e Jashtëm, Petrit Selimi.

Share Button