Kosovë, rezolutë për lirimin e Haradinajt

Me nismën e partisë së Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi në Prishtinë ka miratuar këtë të enjte një rezolutë që kërkon lirimin e tij.

Përveç lirimit të ish-komandantit të UÇK-së, që po mbahet në Francë që nga fillimi i vitit mbi bazën e një fletë-arresti serb për krime lufte, rezoluta kërkon dhe ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e tij.

Pro rezolutës votuan 78 deputetë, ndërsa 8 abstenuan. Gjithashtu, ajo kërkon anulimin e të gjithë urdhërave të tillë që ekzistojnë për shtetasit e Kosovës.

Share Button