Kosovë, arrestohen 5 serbë dhe 6 rusë për kalim ilegal të kufirit

olicia e Kosovës ka arrestuar 11 persona të dyshuar për kalim të paautorizuar të vijës kufitare, gjashtë prej tyre shtetas të Rusisë kurse pesë të tjerë shtetas të Serbisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se zyrtarët kufitar dje përmes rrugëve operativo-hetimore kanë siguruar informacione se në lagjen e quajtur Sekiraqa në fshatin Metergof të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serbë dhe rusë.

“Policia Kufitare ka ndërmarrë masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese të kufirit, të cilat si rezultat i punës, tek tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa të Serbisë”, njofton Policia e Kosovës.

Me këtë rast bëhet e ditur se gjatë kontrollit të dy automjeteve janë ndaluar gjithsej 11 persona, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror. Në mesin e personave të ndaluar 5 janë shtetas serbë kurse 6 të tjerë shtetas të Rusisë

Policia e Kosovës njofton se personat e dyshuar së bashku me automjetet janë dërguar në stacion të Policisë Kufitare, për intervistim dhe procedim të mëtejshme.

Share Button