Kosovë, arrestohen 5 deputetë të Vetëvendosjes

Pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje u arrestuan mbrëmjen e së hënës nga Policia e Kosovës.

Deputetja Aida Derguti u ndalua sapo doli nga Kuvendi në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës gjatë mbledhjes të së hënës së Kryesisë.

Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli pasi kanë shkelur masën e arrestit shtëpiak, ndërsa Besa Baftiu dhe Glauk Konjufca për hedhje të gazit gjatë seancës të së hënës së Kuvendit.

Duke dalë nga Kuvendi, shefi i grupit parlamentar të VV-së, Konjufca tha se arrestimet janë politike me urdhër të Mustafës.

Në një reagim të lëshuar me menjëherë pas arrestimit të 5 deputetëve, Vetëvendosje thotë se Policia e Kosovës po përdoret verbërisht si vegël e qeverisë.

“Përndjekja e opozitës ka marrë përmasa të cilat nuk mund të tolerohen më, dhe qeveria ka shkuar aq larg sa është vështirë të mendohet një zgjidhje normale e krizës politike. Me arrestimin e deputetëve shtypet vullneti i dhjetëra mijëra votuesve po shtypet zëri i opozitës si dhe po mbrohen marrëveshjet ilegale dhe jodemokratike për ‘Zajednicën’ dhe për demarkacionin”- thuhet në deklarataën e VV-së.

 

 

Share Button