Kosova feston sot 9 vjetorin e Pavarësisë

Kosova feston sot 9 vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe formimit të shtetit të ri.Ceremonitë zyrtare që nisën para tre ditësh, kulmojnë sot me homazhe në varret e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe presidentit historik Ibrahim Rugova.

Të dy këto, personalitete me kontributin më të madh në rrugën e Kosovës drejt të qenit shtet, do të nderohen nga krerët më të lartë të institucioneve kosovare.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në faqen e tij në Facebook ka publikuar një video urimi për nëntë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me titull “Kosova ime”.

Kjo video, në mënyrë simbolike përshkruan gëzimin dhe optimizmin për rrugën e pavarësisë. “Urime 9 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës!” ka shkruar Mustafa.

Si çdo vit dhe obelisku i pavarësisë NEWBORN, një ndër pikat më të vizituara në Kosovë, pritet të mbledhë shumë njerëz që do të shohin pamjen e re me mesazhin për një botë pa mure.

Share Button