Korea Veriut, shembet tuneli i testeve bërthamore, 200 të vdekur

Paralajmërimi i gjeologëve kinezë rezultoi i saktë. Tuneli bërthamor i Koresë së Veriut pësoi një kolaps masiv që dyshohet se ka shkaktuar rrjedhje të mbetjeve radioaktive.

Më shumë se 200 punëtorë vdiqën ditën e sotme në tunelin bërthamor që shtrihet në jug të malit Mantapsan, 70 kilometra nga kufiri me Kinën.

Sipas mediave amerikane, shkaku i shpërthimit mund të jetë një test bërthamor i shkuar keq.

100 vetë aktualisht janë të bllokuar në tunel.

Të shtunën, ishte sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ai që paralajmëroi një rritje të rrezikshmërisë për koreano veriorët falë testeve të vazhdueshme bërthamore.

Koreja e Veriut ka kryer gjashtë teste bërthamore që nga viti 2006, duke përdorur po të njëjtin vend testimi.

Mali Mantapsan, i vendosur në veri-lindje të vendit, mendohet të jetë objekti kryesor bërthamor i Phenianit dhe i vetmi vend bërthamor aktiv në botë.

 

Share Button