Korea e Veriut rrit aktivitetin bërthamor

Seuli ka paralajmëruar rritje të aktivitetit bërthamor në një uzinë të Koresë së veriut, në prag të vizitës që presidenti amerikan, Barack Obama do të zhvillojë në rajon. Ushtria, ka vënë re shumë lëvizje brenda dhe rreth sajtit bërthamor në Punggye, thanë burimë të ministrisë së Brendshme të Seulit. Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie, Peniani mund të jetë duke planifikuar një testim bërthamor surprizë, ose të pretendojë se ka vënë në veprim një testim të tillë. në të kaluarën, ka pasur tre testime bërthamor nga ana e Penianit, të cilat kanë shqetësuar perëndimin. Ministri i jashtëm i Koresë së Jugut, thotë se rreziku i një testimi të tretë është shumë i madh. “Nëse Korea e Veriut avancon me një tjetër testim bërthamor”, thotë ai, “siç ka paralajmëruar publikisht, kjo do të ndërrojë rolet në lojë”.
Testimi më i fundit në shkurt të vitit të kaluar krijoi disa muaj tensioni të ashpër në gadishullin korean. Pas të treja testimeve, edhe në 2006 e 2009, ato u shoqëruan me sanksione të forta ndërkombëtare nga ana e Kombeve të Bashkuara. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së  e miratuar në tetor 2066, pas testimit të parë bërthamor të Penianit, e ndalon Korenë e Veriut nga aktivitete të tilla bërthamore dhe të zhvillit të raketave. Shtimi i aktivitetit në sajtin bërthamor ka bërë që Koreja e Jugut, e cila është në brezin e parë të kërcënimit, të ngrejë një grup pune për monitorimin e situatës.

Share Button