Kore e Jugut, zëvendësohen 7 ministra

Presidentja e Koresë së Jugut ka zëvendësuar shtatë ministra të kabinetit, në një orvatje të dukshme për të rifituar besimin e publikut në administratën e saj, pas përmbytjes tragjike të një anijeje në muajin prill. Presidentja Park Geun-hye është përballur me kritika të ashpra për trajtimin e tragjedisë, në të cilën kanë humbur jetën 304 njerëz. Ajo tashmë ka emëruar kryeministër të ri dhe ka zëvendësuar ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e inteligjencës.
Popullariteti i saj ka rënë që nga fundosja e anijes, por partia e saj konservatore nuk ka pësuar humbje të madhe në zgjedhjet lokale këtë muaj.

Share Button