Korçë, vrau me thikë 17-vjeçarin, arrestohet adoleshenti

Pak orë pas vrasjes së 17-vjeçarit Romario Kodra mbrëmjen e djeshme në Korçë, policia e këtij rrethi ka vënë në pranga autorin.

Sipas burimeve zyrtare është arrestuar në flagrancë, 15-vjeçari me inicialet A.F. banues në fshatin Qatrom në Korçë.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se 15-vjeçari mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me thikë në qafë Romario Kodrën, i cili për shkak të plagës së marrë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Korçës.

Autori i dyshuar, u kap nga efektivët e Policisë së Korçës, disa ore pasi kishte ndodhur ngjarja, i fshehur në një lokal, pranë këtij fshati.

Share Button