Korçë, sekuestrohen një sasi municionesh

Policia e Korçës ka sekuestruar një sasi municionesh në zonën kufitare mes Devollit dhe Greqisë, pranë fshatit Arrëz, të fshehura në pyll.

Sipas policisë, janë sekuestruar 30 kallëpë tritoli, 60 granata, 41 ndezës të unifikuar, mbi 15 mijë fishekë model 56, të cilat do të trafikoheshin në Greqi.

Mësohet se armët janë kapur në momentin kur do bëhej shkëmbimi i tyre, por trafikantët kanë mundur t`i shpëtojnë policisë duke u larguar menjëherë.

Policia ka bërë me dije se ka identifikuar dy trafikantët e armëve dhe ka nisur punën për kapjen e tyre.

 

Share Button