Korçë, sekuestrohen 700 kg drogë

Policia e Korçës ka finalizuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes operacionin antikanabis, me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme droge dhe disa armë zjarri.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se aksioni është zhvilluar në fshatin Velçan dhe gjatë tij është arrestuar poseduesi i narkotikëve dhe armëve, i identifikuar si shtetasi Kristian Tota.

Burimet saktësojnë se gjithësej janë sekuestruar 700 kg drogë e llojit kanabis sativa, ndërsa armët e bllokuara janë 2 automatikë dhe një pushkë.

 

Share Button