Korçë, sekuestrohen 42 kg kanabis

Policia e Korçës ka sekuestruar sot 42 kg kanabis gjatë operacionit të koduar “Radaneci”. B

urime nga policia bëjne me dije se në pranga kanë përfunduar edhe transportuesit e drogës,  të cilët janë Edison Çërrava dhe Emiliano Zavala.

Ndërkaq gjatë kontrollit të banesës ku strehoheshin dy të rinjtë janë gjetur edhe 20 gramë drogë e tipit heroinë, e ndarë në doza, si dhe disa armë zjarri.

Mësohet se ndaj dy të rinjve rëndon akuza e posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

 

Share Button