Korçë, dënohen dy mjekë për marrje ryshfeti

Gjykata e Korçës dënoi me nga 2 vite e 6 muaj burg dy mjekët Nikolla Nunka dhe Ismail Uzuni, të cilët akuzohen për mitmarrje. Mësohet se mjekëve të spitalit të Korçës iu hoq për 6 muaj e drejta e ushtrimit të profesionit. Mjekët Nunka dhe Uzuni u vunë në pranga në tetor të vitit të kaluar, pasi i kërkuan një pacienti shumën e 20 mijë lekëve të reja për një ndërhyrje kirurgjikale. Mjekët e kanë mohuar akuzën, me pretendimin se paratë ishin një dhuratë nga ana e pacientit për shërbimin në spital.

Share Button