Korçë: Aksidentoi me makinë dy kalimtarë në rrugë, në pranga 48-vjeçari

Në vijim të informacionit paraprak datë 01.10.2017, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Jani Kallos, 48 vjeç, banues në fshatin Bërzesht-Prrenjas.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën Podgorie-Zvezdë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, me targë NZY7994, ka aksidentuar dy kalimtare në rrugë, konkretisht shtetasen S.Ç, 63 vjeçe, banuese në Podgorie e cila për pasojë ka ndërruar jetë në Spital, si edhe shtetasen R.Xh, 75 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie e cila ndodhet në Spitalin e Korçës duke marrë mjekim jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Share Button