Konsumimi i frutave dhe perimeve rrit mirëqenien psikologjike

Frutat dhe perimet janë pjesë thelbësore e një diete të shëndetshme, por përfitimet e tyre nuk kufizohen vetëm në shëndetin fizik. Hulumtimi i ri konstaton se rritja e konsumimit të frutave dhe perimeve mund të përmirësoje edhe mirëqenien psikologjike brenda dy javëve.

Udhëheqësi i studimit Tamlin Conner, nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Otago në Zelandën e Re, dhe kolegët e tij, gjetën se të rinjtë të cilët u jepnin fruta dhe perime shtesë për çdo ditë për 14 ditë, përjetuan një nxitje në motivim dhe vitalitet.

Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, të rriturit duhet të synojnë të konsumojnë rreth dy gota me fruta dhe rreth dy deri në tre gota perime çdo ditë.
Si pjesë e një diete të shëndetshme, frutat dhe perimet mund të ndihmojnë edhe në reduktimin e rrezikut të obezitetit, diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës, goditjes dhe disa llojeve të kancerit.

Share Button