Konstituohet parlamenti i ri i Serbisë

Deputetët e rinj në Serbi janë betuar mbrëmë pas zgjedhjeve të mbajtura në fillim të muajit mars.

Aleksandër Vuçiç, i cili deri më tani ka qenë zëvendëskryeministër i parë i Serbisë, pritet që të zgjidhet kryeministër.

Partia e tij ka fituar në zgjedhjet e mbajtura sivjet, duke siguruar 158 nga 250 vende në Parlament.

Vuçiç është zotuar se do t’i çojë përpara reformat që kanë për qëllim përmbushjen e kërkesave të Bashkimit Europian.

Share Button