Konflikti për pronën, plagoset një 48-vjeçar

Një person është arrestuar sot nga policia e Elbasanit, i akuzuar për tentativë vrasjeje.

I arrestuari eshte Hekuran Bali, i cili plagosi disa herë me thikë Shpëtim Shabanin, duke i shkaktuar plagë të rënda..

Si pasojë e goditjeve të marra, i plagosuri ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq paraprakisht mësohet se konflikti ka ndodhur për motive pronësie.

Share Button