Konflikti në Siri, 338 të vrarë në Aleppo në javët e fundit

Vetëm në javët e fundit gjatë luftimeve në Aleppo në Siri janë vrarë 338 persona duke përfshirë 106 fëmijë ndersa kanë mbetur të plagosur 846 persona. Shifrat janë bërë publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Ne po kërkojmë të ndalojmë vrasjet, të ndalojmë sulmet mbi qëndrat e kujdesit shëndetësor”,- tha në një reagim kreu i menaxhimit të rrezikut të emegjencave humanitare gjatë një konference të OKB në Gjenevë.

Konsiderohet se më shumë se 300 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin në Siri, ndërsa miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Share Button