Komunikata e muslimaneve te Perendimit

Franca i kërkon falje Izraelit , për votën e saj pro Jeruzalemit në UNESCO.
Muslimanët e Europës dhe Amerikës e dënojmë këtë veprim të Francës.

Federata Kombëtare e Muslimanëve të Francës dhe Asambleja e Përgjithshme e Konferencës Islamike Europiane paraqiti, në një komunikatë të posacme te saj, qëndrimet e drejtuesve të lartë të organizatave fetare dhe politike islamike në e Europë dhe në Amerikë.

Liderët e muslimanëve të Perëndimit dënuan ashpër veprimin e Francës, e cila i kërkoi falje Izraelit për votën e saj pro Jeruzalemit në UNESCO. Presidenti, kryeministri si dhe ministri i jashtëm i Francës i kërkuan falje Izraelit, për qëndrimin e mbajtur ndaj rezolutës “Palestina e pushtuar” të miratuar nga organizata botërore, e cila dënon sulmet e rënda izraelite ndaj Jeruzalemit dhe objekteve fetare islamike dhe kristiane në këtë qytet palestinez.

Komunikata e cilësoi rezolutën e UNESCO-s, miratuar nga Këshilli Ekzekutiv i kësaj organizate në mesin e prillit të këtij viti, si dokumentim ndërkombëtar i dëmeve të shkaktuara nga pushtimi izraelit ndaj trashëgimisë palestineze. “Për këtë vendim duhet falenderuar UNESCO për përpjekjen e saj në rrugën e vendosjes së drejtësisë në këto territore palestineze, pavarësisht dështimit të OKB apo UNESCO-s për ta detyruar Izraelin të tërhiqet nga territoret e pushtuara sic përcakton e drejta ndërkombëtare” – thekson komunikata.

Gjithashtu, Asambleja Islamike tërhoqi vëmendjen se presioni i lobit cifut mbi Francën mund të ndikojë në qëndrimet e qeverive të vendeve të tjera europiane. Nëse ndodh kjo, – vijon komunikata ne fjalë, Izraeli do të shtojë politikat e tij kolonizuese dhe terrorit në territoret e pushtuara palestineze, vecanërisht ndaj xhamisë së shenjtë Al-Aksa si dhe do të nxisë konflikte fetare jo vetëm në Palestinë dhe Lindjen e Mesme por gjithandej në rajone të ndryshme të botës.

Komunikata sqaron se gjuha e përdorur në rezolutën e UNESCO-s nuk përbën ndonjë ndryshim me gjuhën e përdorur në rezolutat e mëparshme të organizmave më të larta ndërkombëtare ndaj Izraelit që prej pushtimit të këtij të fundit të Palestinës në vitin 1967, e reja që sjell rezoluta e fundit është se ajo miratohet në një kohë kur Izraeli po zbaton projektet më të rrezikshme të tij për ebreizimin e territoreve të pushtuar.

Izraeli, po ndërmerr si asnjëherë më parë cifutëzimin e objekteve të trashëgimisë islame dhe kristiane në këto territore, konkretisht në Jeruzalemin e vjetër dhe në muret e lashta të tij.  Në lidhje me pretendimet izraelite se rezoluta e fundit e UNESCO-s nuk e emërton Xhaminë e Shenjtë Al-Aksa si “Mali i Tempullit”, komunikata e lidervë të muslimanë të Europës dhe Amerikës sqaron se ky pretendim izraelit është ‘shpallje lufte’ ndaj 1.7 milard muslimanëve të botës, të cilët e kanë pjesë të besimit të tyre se Xhamia Al-Aksa është xhami e shenjtë e përmendur në kapitullin El-Israa të Kur’anit dhe mbrojtja e saj dhe e shenjtërive përreth saj, është obligim fetar sic është mbrojtja e Qabes së Shenjtë në Mekë, apo xhamia e të Dërguarit Muhamed në Medinë të Arabisë Saudite.

Sipas kësaj komunikate, acarimi izraelit për vendimin ndërkombëtar kundër këtij vendimi, nuk është tjetër vecse një përpjekje e Izraelit për të zhvendosur vëmendjen ndërkombëtare nga krimet që ky vend po kryen ndaj qytetarëve palestinezë dhe trashëgimisë islamike dhe kristiane të këtij qyteti. Kjo, nëpërmjet gërmimit të tuneleve, shembjes së zonave arkeologjike dhe ndërtimin e godinave të modelit cifut me qëllim të krijimit me forcë të një realiteti të ri në territoret e pushtuara..

Krahas kësaj, liderët muslimanë të Perëndimit i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar të marr përsipër përgjegjësitë dhe detyroje Izraelin t’i bindet vendimeve ndërkombëtare duke i dhënë fund pushtimit të territoreve palestineze, duke lejuar popullin palestinez të ngrejë shtetin e vet, të njohur nga OKB në ato territore me kryeqyet Jeruzalemin.

Në fund, komunikata i tërheq vërejtjen Francës dhe shteteve të tjera të botës së lirë mbi rrezikun e nënshtrimit ndaj pretendimeve të pabaza izraelite, e cila cdo kundërshtim ndaj gjenocidit që ushtron në territoret e pushtuara, e konsideron si antisemitizëm, duke synuar të kthehet nga xhelat në viktimë, në sytë e botës së qytetëruar.

Share Button